Aksident i rëndë trafiku në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë. 

Përveç dëmeve materiale ende nuk dihet për numrin e personave të lënduar, ndërkohë në vendin e ngjarjes tashmë janë ambulanca dhe zjarrfikësit.

Policia e Kosovës për rastin deri në këto momente nuk ka pranuar ndonjë pyetja.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 38 aksidente trafiku.