Aksident i rëndë trafiku në rajon të Gjakovës, ka të lënduar FOTO

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në fshatin Heraq të komunës së Gjakovës.

Si pasojë e aksidentit pati edhe persona të lënduar, teksa në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet emergjente.

Duhet përkujtuar se si pasojë e reshjeve të borës të cilat u rikthyen në vend edhe numri i aksidenteve është më i madh.