Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë afër Qendrës së Studentëve FOTO

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në Prishtinë.

Dy vetura janë aksidentuar saktësisht në afërsi të menzës së studentëve.

Dëme të shumta materiale shihet të jenë shkaktuar tek të dy veturat, teksa nuk dihet për të lënduar.

Duhet përkujtuar që për fat të mirë gjatë muajve të fundit pati numër më të vogël të aksidenteve.