Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturash. Si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se ka edhe persona të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ku dëmet e veturave të aksidentuara duket të jenë të mëdha.

Sipas dëshimtarëve që ndodheshin në vendin e ngjarjes në kohën e aksidentit, ka edhe persona të lënduar.