Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur në mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Lexues të Express kanë dërguar fotografi ku shihet një person i shtrirë në tokë.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur policia si dhe ekipet e tjera të emergjencës.

Ende nuk dihet nëse ka viktima.

Express, shpejtë do ju sjellë detaje të reja për këtë rast.