Aksident i rëndë trafiku në Lluzhan të Podujevës, disa të lënduar rëndë

Në fshatin Lluzhan të Podujevës pak më parë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.

Mësohet se të përfshira janë dy vetura e tipit “Tiguan” dhe “Mercedes Benz”, shkruan Indeksonline.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se disa persona kanë marrë lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës.