Aksident i rëndë tek Ura e Klinës, ka të lënduar (FOTO/VIDEO)

Një aksident ka ndodhur, sot pasdite, në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë, afër Klinës.

Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë e tipit “Golf”, sikur shihet në fotografitë dhe videon e dërguara nga një lexues i Ballkani.info

Aksidenti ka ndodhur te Ura e Klinës, afër marketit “Nora”, rreth orës 14:00.

Së paku një person ka pësuar lëndime, kanë treguar dëshmitarët.

Policia ka dalë në vend të ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

loading…