Një aksident trafiku ka ndodhur para disa çastesh në lagjen Veternik në Prishtinë.

Siç shihet në fotografitë e postuara në rrjete sociale, i përfshirë në këtë aksident ka qenë një veturë e taksive.

Aty vërehet se nga goditja e shkaktuar, njëra veturë e ka humbur krejtësisht gomën.

Nuk dihet nëse ka të lënduar.