Aksident i rëndë në Veternik, përfshihen dy vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në lagjen Veternik në Prishtinë.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Nga pamjet që ka siguruar Ballkani.info, shihet se aksidenti ka qenë mjaft i rëndë pasi që dy veturat janë dëmtuar, po ashtu ka edhe të lënduar.

Kurse, si pasojë e aksidentit në këtë aks rrugor janë krijuar radhë të gjata të automjeteve duke krijuar kolonë.