Aksident i rëndë në Ulpianë, një person mbetet i shtrirë në rrugë (FOTO)

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qendër të Prishtinës, në lagjen Ulpiana, afër AAK-së. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe Ambulanca.

Në disa fotografi, shihet se një person ka mbetur i shtrirë në tokë si pasojë e këtij aksidenti, derisa ekipi i ambulancës është duke i ofruar ndihmë mjekësore.

Nuk dihen ende rrethanat e këtij aksidenti, ndërkaq në vendin e ngjarjes shihet të ketë dalë edhe policia e cila po merret me rastin.