Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 20-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Tiranë. Policia njofton se rreth orës 23:30, te Fresku, automjeti me drejtues shtetasin A. F. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. S., 20 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 20-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.