Aksident i rëndë në Suharekë: Lëndohen tre kosovarë dhe një turke

Dje në Suharekë ka ndodhur një aksident i rëndë mes dy veturave, ku me ç’rast katër persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se dje rreth orës 16:00 në Suharekë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave civile.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar katër persona, një femër turke, dy femra  kosovare dhe një mashkull  kosovar dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në emergjence e Suharekës.

Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:

Suharekë 19.06.2020 – 15:40. Ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy vetura civile. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar katër persona, një femër turke, dy femra  kosovare dhe një mashkull  kosovar dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në emergjence e Suharekës.