Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, tha se sipas informatave të para, një person ka mbetur i vdekur.

“Aksidenti ka ndodhur në autostradën Prizren-Suharekë, është vetaksident, sipas informatave nga vendi i ngjarjes një person ka humbur jetën”, deklaroi ai.

Ndryshe, në 24 orët e fundit kanë ndodhur 93 aksidente trafiku, ku 16 prej tyre ishin me persona të lënduar.