Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, lëndohen gjashtë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Mitrovicë.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

Rastin për Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Në rrugën Prishtinë – Mitrovicë (fshati Milloshevë) ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit rrugor, lëndime trupore kanë pësuar 6 persona, të njëjtit janë dërguar në tretman mjekësor. Me rast është duke u marr njësia e policore e komunikacionit rrugor”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkohë, sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 81 aksident trafiku, prej tyre 26 kanë përfunduar me persona të lënduar.