Rreth orës 16:30 në magjistralen Prishtinë-Ferizaj ka ndodhur një aksident mes dy veturave.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 5 persona të cilët janë sjellur me dy autoambulanca për në QKUK.

Rastin e ka konfirmuar zyrtari për media i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ku dy vetura janë përplasur dhe për pasojë 5 persona janë lënduar të cilët janë sjellur me dy autoambulanca për në QKUK”, ka thënë Krasniqi.

Rasti ka ndodhur në ora 16:30 dhe për disa minuta magjistralja Prishtinë-Ferizaj ka mbetur e bllokuar.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 16:30 dhe për 6-7 minuta, magjistralja ka qenë e bllokuar nga aksidenti i ndodhur”, ka thënë Krasniqi. /Ballkani.info/