Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Gjilan – Kamenicë, në fshatin Dobërqan.

Si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, përderisa nuk dihet për persona të lënduar.

Në fotografitë e dërguara shihet se janë krijuar edhe kolona të gjata, si pasojë e aksidentit dhe disa pjesëve të cilat janë shpërndarë në asfalt.