Aksident i rëndë në Rekë të Mitrovicës, vdes motoçiklisti

Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është raportuar sot rreth orës 16:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujevë, përkatësisht në Rekë të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës – viktima N. Z., 67- vjeçar”, ka thënë Zahiti.