Aksident i rëndë në Prishtinë, tre persona të lënduar

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në rrugën Eqrem Çabej në Prishtinë në orët të vona të mbrëmjes.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 23:00 në rrugën Eqrem Çabej në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku jane perfshirë dy automjete”, thuhet në komunikatë.

“Bazuar në të dhënat fillestare, tre persona kanë pësuar lëndime trupore”.