Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 07:00 të mëngjesit në rrugën “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë.
Në aksidentin ku janë të përfshirë tri vetura, janë lënduar tre persona.
“Sot rreth orës 07:00 në rrugën Nekibe Kelmendi në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të 3 automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti







