Aksident i rëndë në Prishtinë: Goditen dy këmbësore, dërgohen në QKUK

Dy këmbësorë kanë mbetur të lënduar pasi u goditën nga një makinë në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth oës 11:00. Dy këmbësorët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:00 në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti dhe dy këmbësorëve. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy këmbësorët, të cilët janë dërguar në Klinikën Emergjente në QKUK, për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i komunikacionit”, tha Ahmeti.