Aksident i rëndë në Pejë, vetura godet motoçiklistin (FOTO)

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sonte në Pejë, respektivisht afër Stacionit të Autobusëve në këtë qytet.

Dëshimtarët i kanë thënë Ballkani.info se një veturë e ka përplasur rëndë një motoçikletë.

Po ashtu, dëshimtarët thonë se i lënduari është në gjendje të rëndë.

Edhe fotografitë tregojnë se aksidenti ka qenë i rëndë. Në vendin e ngjarjes ka dalë policia. /Ballkani.info/