Pejë

Aksident i rëndë në Pejë, katër persona të lënduar

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në afërsi të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.

Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, kanë konfirmuar mjekët.

“Në aksidentin në Pejë lëndime trupore kanë pësuar katër persona dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, tha për Express zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.

Ndërkohë, shkaqet e aksidentit nuk dihen akoma.