Aksident i rëndë në Mitrovicë, motoristi bie në humnerë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në vendin ku njihet si “Dudi Kerrshi” në Mitrovicën Veriore.

Reporteri mëson se një motorist ka dalë nga rruga dhe si pasojë, ka rënë në humnerë, disa metra tek Ibri.

Tutje, viktima është dërguar me autoambulancë në Spital, kurse policia ka dalur në vendin ku ka ndodhur aksidenti.

Ende nuk dihet se si është gjendja e të lënduarit.