Aksident

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Pejë, tre të lënduar 

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Korroticë e Epërme.

Kështu deklaruan nga policia e Kosovës.

“Në aksident ishin të përfshirë dy automjete. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësitet kompetente po merren me rastin”, thanë nga policia