Minuta më parë në magjistralen Prishtinë – Pejë, në afërsi të fshatit Dollc të Klinës, ka ndodhur një aksident, në të cilin sipas informacioneve të para, ka mbetur i lënduar lehtë një person.
Në vendin e ngjarjes ndërkohë ka mbërritur ndihma e shpejtë.
Nga ky aksident dëmtime të mëdha materiale ka pësuar një prej makinave të aksidentuara e cila ka përfunduar e përmbysur anash rrugës.
loading…







