Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Gjilan- Prishtinë, në afërsi të fshatit Llabjan.

Në fotografitë e dërguara nga qytetarët në adresë të KALLXO.com, shihet se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamionetë.