Tri vetura janë përfshirë në një aksident të rëndë trafiku në fshatin Torinë të Lipjanit, ku kanë mbetur të lënduar 5 persona.
“Rreth orës 13:25 kemi pranuar informatën se në fshatin Torinë në rrugën Lipjan – Magure, ka ndodh një rast, aksident trafiku me lëndime. Policia ka dalë në vendngjarje, në aksident janë të përfshira tri veturave, deri tani pesë persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Për momentin rruga Lipjan – Magure është e bllokuar”, ka thënë Bajram Krasniqi, zëdhënësi i Policisë se Kosovës.







