Një aksident i rëndë ka ndodhur mes dy veturave në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Komoran të Drenasit, ndërsa nuk dihet se nëse ka të lënduar.

Mirëpo, siç shihet në video dhe fotografi përplasja e ndodhur mes dy veturave ka bërë që dëmet materiale të jenë të mëdha.

Në vendngjarje shihet të ketë dal njësitet policore, kurse pavarësisht insistimit, këta të fundit nuk janë përgjigjur në thirrjet e KosovaPress-it.

Ballkani.info raporton që shkaku i aksidentit në fjalë janë krijuar kolona kilometërshe.