Aksident i rëndë në Klinë, vetura bëhet shkrumb e hi

Një veturë është aksidentuar në fshatin Dollc të Klinës. Vetura është rrokullisur dhe ka marrë zjarr.

Menjëherë pas aksidentin në vendngjarje kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës dhe zjarrëfikësit të cilët po tentojnë ta shuajnë zjarrin.

Ende nuk raportohet për persona të lënduar, përvec djegies së tërësishme të veturës.