Aksident i rëndë në Klinë: Dy persona të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në magjistralen Pejë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Grabnicë të Klinës

Zëdhënësi i policisë të rajonit të Pejës, Fadil Gashi, në këtë aksident janë të përfshira dy vetura, ndërkaq të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKMF.

“Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Grabanicë, magjistralja Prishtinë-Pejë, mes dy veturave, në këtë ngjarje dy persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKMF, ndërkaq kuptohet se ka edhe dëme materiale”, konfirmoi Gashi për Metron.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, policia po qëndron në vendin e ngjarjes.