Zallq

Aksident i rëndë në Istog, dyshohet për një të vdekur!

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 19:00 në fshatin Zallq të Istogut.

Dëshmitarët e vendit të ngjarjes kanë treguar për “Indeksonline” se në këtë aksident dyshohet të ketë mbetur i vdekur një person.

Sipas pamjeve, njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Aksidenti ka shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.