Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Vushtrri – Mitrovicë, si pasojë disa persona janë lënduar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës, 23 e 30, ndërkaq mësohet se aksidenti ka ndodhur mes tri veturave.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur, polica dhe ambulanca.

Nuk dihet saktë për numrin e të lënduarve dhe shkaqet e këtij aksidenti.