Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në fshatin Korenicë të komunës së Gjakovës.
Këtë e ka konfirmuar për Ballkani.info kapiteni në Policinë Rajonale të Gjakovës, Albin Sahatçia.
“Aksidenti ka ndodhur si pasojë e tejkalimit të shpejtësisë nga ana e dy automjeteve. Si pasojë e kësaj njëri nga shoferët ka humbur jetën, dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të lënduar”, pohoi Sahatçia
Sipas tij në mesin e shtatë të lënduarve njëri prej tyre është në gjendje shëndetësore më të rëndë.
Personat e përfshirë në këtë aksident janë shtetas të Shqipërisë. /Ballkani.info







