Një aksident i rëndë automobilistik mësohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Fushë-Krujë ku kanë mbetur të plagosur 4 anëtarë të një familje.
Mësohet se në përplasje janë përfshirë dy automjete të tipit “Benz”. Personat e plagosur janë nisur menjëherë nga spitalit në Tiranë. Ende nuk dihen emrat e të aksidentuarve apo shkaqet e përplasjes së mjeteve.







