Aksident i rëndë në Dubravë të Istogut, përfshihet një veturë me targa austriake (FOTO)

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur sot në Istog.

Bëhet fjalë për një aksident në fshatin Dubravë të Istogut.

Në këtë aksident është përfshirë një veturë e tipit Audi Q7 me targa të Austrisë dhe një Passat, shkruan Ballkani.info.

Në këtë aksident raportohet edhe për të lënduar.

Të kujtojmë se mbrëmë në fshatin Bellopojë të Istogut u lënduan gjashtë persona nga një aksident. Edhe aty ishte përfshirë një veturë me targa të huaja, respektvisht një veturë me targa zvicerane.

Policia e Kosovës ka bërë thirrje në vazhdimësi që të ketë kujdes gjatë ngasjes në sezonin e verës, duke lansuar edhe një fushatë informuese. /Ballkani.info/

loading…