Aksident i rëndë në Drenoc të Malishevës – lëndohen tre persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Drenoc të Malishevës.

Rastin e ka bërë të ditur Drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

Si pasojë e aksidentit “tre persona kanë marrë lëndime trupore, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë”, tha Graishta.

Tutje theksoi se njësitet e trafikut rajonal i janë përgjigjur vendit të ngjarjes.