LAJMI I FUNDIT

Aksident i rëndë në Drenas, vdes një person e lëndohen 3 të tjerë

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti në Çikatovë të Vjetër të Drenasit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sipas Ahmetit, ngasësi i automjtit e ka humbur kontrollin mbi automjetin.

“Në këtë aksident ka qenë i përfshirë, një automjet , ngasësi i të cilit për shkaqe të panjohura deri më tash, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është aksidentuar”, u shpreh Ahmeti.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar katër persona, një prej tyre nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti kanë ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF(Qendrën e Mjekësisë Familjare) në Drenas”.