Aksident i rëndë në dalje të Gjilanit, dy vajza të reja në gjendje të kritike

Një aksident i rënd trafiku ka ndodhur pasmesnate në dalje të Gjilanit, konkretisht në Parallovë . Indeksonline mëson se 4 persona janë lënduar.

Dy femra (emra të njohur për redaksinë) gjenden të shtrira në QKUK, në Prishtinë. Të njëjtat janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Rastin e ka konfirmuar edhe Stacioni i Policisë në Gjilan. Zëdhënësi i PK-së, për këtë rajon, Ismet Hashani ka konfirmuar aksidentin.

“Ju konfirmojë se një aksident ka ndodhur rreth mesnatës. Në rrugën Gjilan, Prishtinë, afër fshatit Barrillevë. Janë lënduar katër persona të cilët kanë marrë ndihmë fillimisht në Gjilan, dy prej tyre janë dërguar në QKUK.

Policia është duke i udhëheq hetimet lidhur me rastin”, ka thënë ai.