Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot para orës 16:00 në autostrafën Prishtinë-Ferizaj, respektivisht në kilometrin e 10-të.
Dëshimtarët e ngjarjes i kanë thënë Ballkani.info se një punëtor i kompanisë që mirëmban autostradën, është lënduar, pasi është goditur nga furgoni i KFOR-it.
Furgoni, që i përket ushtrisë amerikanë, është rrokullisur, ndërsa thuhet se një punëtor i mirëmbajtjes ka marrë lëndime të rënda, por jashtë rrezikut për jetë.
https://www.youtube.com/watch?v=g3GKDi8VAQ4&feature=youtu.be&fbclid=IwAR3Kpqy51_hfN-ENgNeawr-rEJ_uiCbMaDIVOBF_KhGLB7UTJgdH2FFIS2c
Ky është aksidenti i tretë që ndodh vetëm sot në Kosovë.
Në dy aksidentët e mëhershme kanë vdekur katër persona, tre në Qafën e Duhlës në Suharekë dhe një në Vitomiricë të Pejës. /Ballkani.info/







