Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë përfshirë një cisternë dhe vetura të tjera.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.

Sipas një video që ka siguruar Televizioni i Prizrenit, shihet se aksidenti ka qenë mjaft i rëndë.