Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në pjesën Prizren-Suharekë.

Në rrugën që lidh Prizrenin me Prishtinën janë përplasur dy vetura.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar sepse Policia e Kosovës është duke u marr me rastin.