Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sontme në Veternik të Prishtinës.

Në aksidentin ku janë përfshirë dy vetura kanë mbetur të lënduar katër persona.

Lajmin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar katër persona, si dhe të njëjtit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 18:00 në lagjen Vetërnik, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut rajonal”, tha Ahmeti.

Reporteri ka siguruar edhe pamje nga ky aksident që ka ndodhur rreth orës 18:00.