Aksident Fushë Krujë-Milot, tre të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Milot, ku sipas raportimeve të para kanë mbetur të plagosur tre persona.

Shkak i aksidentit është bërë ‘Golf’-i, që ka tentuar të parakalojë, por ka goditur përballë ‘Fiat’-in. Për pasojë janë plagosur tre personat nga Fieri që ndodheshin në mjetin tip ‘Fiat’.

Ata janë; Arbër Gjini 33-vjeç, Trifon Gjini 63-veç dhe Lena Gjini 55-vjeçe nga një familje. Të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë nga një makinë e rastit.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.