Aksident afër urës së Klinës, vetura del jashtë rrugës

Një aksident ka ndodhur në orët e pasditës afër urës së Klinës në magjistralen Pejë-Prishtinë.

Vozitësi i veturës ka humbur kontrollin dhe ka dalur nga rruga.

Mësohet se një person është lënduar pas këtij aksidenti.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka kërkuar nga të gjithë vozitësit që të kenë kujdes gjatë ngasjes në kushte më të rënduara atmosferike.

loading…