Aksident

Aksident afër Podujevës, lëndohen rëndë dy këmbësorë (Foto)

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sonte rreth orës 19:00 në afërsi të Podujevës.

Sipas burimeve, dy persona kanë marrë lëndime të rënda trupore dhe po trajtohen nga ekipet e emergjencës.

Me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë.