Një aksident mes dy veturave ka ndodhur para pak çastesh në Prishtinë, afër objektit të KESCO-s.
Në fotografitë të cilat kanë ardhur në adresë të Ballkani.info shihet se për shkak të aksidentit janë shkaktuar kolona në këtë pjesë të qytetit.
Bazuar në fotografi shihet se ka pak dëme materiale
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo ende nuk dihet a ka persona të lënduar.









