AKR: S’presim që Kurti të bëjë aventurë të hënën, ne nuk e votojmë qeverinë e tij

Nënkryetari i AKR-së, Fatmir Matoshi ka thënë se kjo parti nuk pret që mandatari Albin Kurti ditën e hënë të bëjë një aventurë në Kuvendin e Kosovës, dhe të hyjë në votim pa arritur marrveshje koalicioni me partnerët e tij.

“Qëndrimi i AKR-së përderisa është në opozitë, për cilëndo qeveri ose mandatar është i njejtë. Ne nuk e votojmë asnjë qeveri pjesë e së cilës nuk jemi, ne nuk mund të ndryshojmë as vullnetin e elektoratit tonë që na ka dhënë besim dhe as vijat e kuqe të z. Kurti ose ndonjë lideri tjetër në vend. Prandaj AKR do të mbështes cilëndo qeveri në tema nacionale të vendit, por jo në agjenda politike të ndonjë subjekti politik. AKR do të mbetet në pozicion e opozitës brenda Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Matoshi.

Të hënën, më 3 shkurt, është caktuar mbajtja e seancës së Kuvendit të Kosovës për votimin e qeverisë së re. /Ballkani.info/