AKR sot në Mitrovicë

Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit ka bërë të ditur se sot do të qëndorjnë në komunën e Mitrovicës.

Përmes një njoftimi drejtuar për media, u bë e ditur se tubimi do të mbahet në qendrën e kulturës me fillim nga ora 18:30.

“Ju njoftojmë që sot, me datë 27.09.2019, Aleanca Kosova e Re, do të shpalosë programin e saj politik para qytetarëve të Mitrovicës, duke filluar nga ora 18:30, në Qendrën e Kulturës”, shkruhet në njoftimin drejtuar për media.

loading…