AKR shpall zgjedhjet e brendshme, Pacolli flet për Albin Kurtin e Isa Mustafën

Aleanca Kosova e Re që është dhe pjesë e koalicionit qeverisës, ka hapur zgjedhjet e brendshme për rikonsuludim të strukturave të veta në të gjitha nivelet partiake.

Behgjet Pacolli, kryetari i kësaj partie njëherësh zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Kosovës, ka thënë se AKR si parti liberale ka dhënë dhe do të jap shumë për zhvillim ekonomik të Kosovës.

Tutje Pacolli, ka thënë se sukseset e qeverisë janë të qarta, duke vënë theksin te kontributi i partisë së tij në punën e ekzekutivit. Ndër të tjera, Pacolli ka shprehur keqardhje për dy ish ministrat e AKR-së që janë shkarkuar me vet miratimin e tij, Flamur Sefaj dhe Bejtush Gashin. Sipas tij, këta dy njerëz është dashur të sakrifikohen për Kosovën për shkak të rrethanave politike që ndodhën.

Pacolli gjithashtu ju sqaroi anëtarëve të AKR-së se pse ju është dashtë të hyjnë në qeveri, duke thënë se AKR vazhdimisht po nënçmohej nga vet partneri i koalicionit të atëhershëm, LDK-së, në gjitha instancat.

E, vendimtare, sipas tij, ishte se nuk po mund të bënte bashkë dy liderët e tashëm opozitar, Albin Kurtin e Vetëvendosjes dhe Isa Mustafën e LDK-së. Tërheqjet e njohjeve Pacolli i quajti edhe një herë informata false të gatuara në kuzhinat e Beogradit.

Nga ana tjetër, kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri tha se është koha që kjo parti t’u tregojë të tjerëve se është e gatshme të çojë procese përpara, dhe kot e kanë gjithë ata, siç i quajti ai, manipulues, që thonë se AKR është parti me dy për qind. Bahtiri, tutje u shpreh se kjo parti i nderon të gjithë sepse janë me duar të pastra, dhe nuk dëshirojnë të vijnë në pushtet dhe të marrin pushtet prej shtetit.

Ndërsa, Bahtiri i dërgoi dhe një mesazh të qartë presidentit të vendit, Hashim Thaçi, duke ju drejtuar se ai duhet t’i mbajë larg duart nga Mitrovica. Sipas tij, Mitrovica e Isa Boletinit nuk do të përkulet kurrë para dikujt që dëshiron ta ndryshojë kufirin e Kosovës. Me hyrjen në Qeveri, Aleanca Kosova e Re ka dikastere të rëndësishme. Ndërsa, ka vetëm dy deputetë në Parlamentin e Kosovës.