AKR në mbështetje të mocionit për rrëzimin e qeverisë Kurti

AKR përmes një komunikate për media ka shpalosur qëndrimin e tyre lidhur me mocionin që ka ngritur LDK-ja.

“Aleanca Kosova e Re është parti opozitare, konstruktive dhe shtetformuese. Eksperienca jonë gjatë muajve të fundit në Parlamentin e Kosovës nuk ka qenë fare e mirë.

Ka munguar çdo kontakt (edhe human) me partitë qeveritare, (pos disa deputetëve të LDK-së). Në këtë rast, ne nuk do të qëndrojmë të vetmuar dhe do të votojmë mocionin e ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kjo qeveri po e rrëzon veten në kohën më të keqe të mundshme. Vendi ka nevojë për qeveri që iu shërben qytetarëve në këtë kohë krize ku po përballemi me pandemi botërore, e jo për qeveri që merren me kriza artificiale, me njëri- tjetrin.

Z.Behgjet Pacolli ka pranuar një telefonatë nga z. Isa Mustafa dhe ia ka prezentuar qëndrimin e AKR-së”, thuhet në komunikatën e tyre.